Tre persona nga Podujeva përfundojnë në Spital, një shtyllë i zuri në veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tre persona nga Podujeva përfundojnë në Spital, një shtyllë i zuri në veturë

    Insajderi
    07 June 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë përfunduar duke marrë trajtim mjekësor për shkak se një shtyllë zuri veturën ku të njëjtit ndodheshin.

    Rasti ka ndodhur dje në fshatin Llugë të Podujevës, krejt kjo për shkak të erërave të forta që në orët e pasdites e kapluan vendin.

    Njoftimi i plotë nga Policia:

    Fsh. Llugë, Podujevë 06.06.2022 – 16:20. Ankuesi kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë është rrëzuar një shtyllë dhe i kishte rënë në veturë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe ankuesi dhe dy pasagjeret e tij të cilët kanë pranuar edhe tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

    Për shkak stuhisë së shkaktuar, dje ka ndërruar jetë edhe një 30 vjeçar i cili u zu nga një lis i gjatë në lagjen Pejton të Prishtinës./GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark