Lajmërohet ambasadori rus në Beograd pasi Lavrov s’u lejua të fluturojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet ambasadori rus në Beograd pasi Lavrov s’u lejua të fluturojë

    Insajderi
    07 June 2022 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Bocan Kharchenko, ka organizuar pritje me rastin e Ditës së Rusisë. Ai tha se Moska s’do ta ndryshojë pozicionin e saj sa i përket Kosovës.

    Në këtë pritje të ambasadës ruse kanë marrë pjesë, kryeministrja Ana Brnabiq, kryeparlamentari Ivica Daçiq, ministrat Selakoviq e Vulin, kryenegociatori Petkoviq, dhe anëtari i presidencës boshnjake Milorad Dodik.

    Ai ka përmendur edhe moslejimin e aeroplanit që bartte ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov të shkelë hapësirën e shteteve anëtare të NATO-s ku tha se Serbia po qëndron e fortë dhe s’po pajtohet me kërkesat transmeton Gazeta Express.

    “Në Perëndim krijuan histeri për vizitën e paralajmëruar, sepse e kishin të qartë se me çfarë zemre do të pritej në Beograd”, tha Bocan-Kharchenko, duke theksuar se Evropa Perëndimore nuk dëshiron të dëgjojë të vërtetën realiste dhe çfarë ka të bëjë me Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark