Të gjithë së bashku për darkë me Sorosin, Rama, Vuçiqi, Abazoviqi e Kovaçevski - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjithë së bashku për darkë me Sorosin, Rama, Vuçiqi, Abazoviqi e Kovaçevski

    Insajderi
    07 June 2022 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samiti i Ballkanit të Hapur mbahet në Ohër ku do të marrin pjesë 5 shtete të Ballkanit Perëndimor.

    Në darkën e shtruar, në një tavolinë janë parë Edi Rama, Aleksandër Vuçiq, Dimitar Kovaçevski, Dritan Abazoviq dhe Aleksandër Soros, djali i George Soros.

    Në të njëjtën tavolinë ishte edhe përfaqësuesi i Bosnje e Hercegovinës, Zoran Telegtija.

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka postuar fotot në rrjetin social Twitter.

    “Politika e së ardhmes është politika e pajtimit dhe e bashkëpunimit ekonomik!”, ka shkruar ai.

    “Darka e punës e liderëve të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit të Iniciativës Open Balkan”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark