Insajderi
Biznes

Siguro cilësi ndërtimi me Ariani Company

Insajderi
08 June 2022 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Siguro cilësi ndërtimi me Ariani Company
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ariani Company është kompani private ndërtimi e themeluar në vitin 1996 në qytetin e Vushtrrisë. Me eksperiencë mbi 20 vjeçare, përkushtim, vendoshmëri, dhe menaxhment profesional qëndron lider në fushën e ndërtimit.

Përveç ndërtimtarisë, Ariani Company shtron aktivitetet e saj edhe në fusha të tjera si prodhimin e betonit, prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini, për klient afaristë dhe individual, për komplekse banesore dhe rezidenciale, si dhe qendra tregtare dhe hoteliere.

Me qëllim të rritjes së cilësisë së ndërtimeve, Ariani Company ka zgjeruar aktivitetet e saj edhe me fabrikën për prodhimin e betonit, fabrikë kjo e cila ka ndikuar në rritjen e kualitetit të projekteve ndërtimore të vetë kompanisë.  

Me investim 2.5 milion euro, fabrika e re e Ariani Company posedon dy betonjerka.

Përveq investimit të betonit në projekte të vetë kompanisë, Ariani Company ofron edhe shërbime për klient të jashtëm.

Me cilësi të madhe të betonit, fabrika ofron kapacitete prej 200 m3 për orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark