Edi Rama: Kosova është sovrane, e respektoj vendimin për mospjesëmarrje në Ballkanin e Hapur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama: Kosova është sovrane, e respektoj vendimin për mospjesëmarrje në Ballkanin e Hapur

    Insajderi
    08 June 2022 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur sërish për Kosovën dhe mospjesëmarrjen e saj në nismën “Ballkani i Hapur”, nga gazetarët shqiptarë në një konferencë për media në Ohër.

    Rama tha se i ka thënë të gjitha për këtë çështje dhe se përgjigjja e tij kësaj radhe ishte se e “respekton vendimin e Kosovës”.

    “Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vet. Vendi për Kosovën në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova dhe nuk dua të them asgjë më shumë, sepse çfarë kam pasë për t’i thënë, i kam thënë. Ftesa është gjithmonë e hapur, por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh. E respektoj”, tha Rama.

    Ndërkaq, për deklaratat mbështetëse të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, Rama tha se nëse thuhet se “Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë, është njësoj si të thuash se BE-ja është Jugosllavia e re”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark