Gazetari nervozon Ramën: A po të mungon Kosova, z. Kryeministër? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari nervozon Ramën: A po të mungon Kosova, z. Kryeministër?

    Insajderi
    08 June 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në margjinat e Ballkanit të Hapur në Ohër, tre shqiptarë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u ulën bashkë për të pirë kafe.

    Në tavolinën ku ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nga Maqedonia e Veriut, mungonte dikush nga Kosova.

    Për mungesën e saj në tavolinë e pyeti Ramën gazetari Fatmir Aliu ngaTV21, por s’mori përgjigje.

    “A po ju mungon Kosova në tavolinë, zotëri kryeministër?”, ishte pyetja që drejtoi gazetari për Ramën.

    “Po ti çka po bën, intervistë? Tash në lëni ta pimë këtë kafe”, ishte përgjigjja e Ramës.

    Megjithatë, Rama në konferencën për media e tha se kishte dëshirë që në Ballkanin e Hapur të ishin të gjashtë vendet, derisa tha se e respekton vendimin e Kosovës për të mos marrë pjesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark