Ky është projekti që do ta afrojë Ulqinin me Velipojën në kaq kilometër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është projekti që do ta afrojë Ulqinin me Velipojën në kaq kilometër

    Insajderi
    08 June 2022 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka postuar në Facebook projektin e Urës së Bojanës, që pritet të afrojë Ulqinin me Velipojën nga 73 kilometra, në vetëm 1 kilometër.

    Abazoviq ka arritur sot marrëveshje në Ohër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për këtë projekt.

    “Shikoni si do të duket ura në lumin Bojana. Projekt i përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi“, shkruan Abazoviq në Facebook.

    “Historinë e urës e nisëm gjatë vizitës sime të parë në Shqipëri vitin e kaluar. Sot në Ohër, kryeministri i Shqipërisë #EdiRama dhe unë prezantuam një projekt që do t’i afrojë Ulqinin dhe Velipojen në vetëm 1 km nga distanca e mëparshme prej 73 km. Ne krijojmë vlera të reja, ndërtojmë një Ballkan Perëndimor ndryshe”, shkroi Abazoviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark