Insajderi
Botë

Tërmet në Itali

Insajderi
09 June 2022 - 15:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmet në Itali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tërmet me magnitudë 4.3 u raportua rreth mesditës së sotme pranë San Benedetto del Tronto, Ascoli Piceno, The Marches, Itali.

Sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ), tërmeti goditi të enjten, 9 qershor 2022, në orën 13:18 me orën lokale në një thellësi të cekët prej 10 km.

Tërmetet e cekëta ndihen më fort se sa të thellët pasi janë më afër sipërfaqes.

Nga të dhënat paraprake sizmike, tërmeti është ndjerë nga shumë persona në zonën e epiqendrës.

Nuk raportohet për dëme të mëdha përveç objekteve që binin nga raftet, xhamat e thyer etj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark