Kurti thotë se procesi i Berlinit është mundësia më e mirë për rajonin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se procesi i Berlinit është mundësia më e mirë për rajonin

    Insajderi
    10 June 2022 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Prishtinës zyrtare se përkrahin iniciativën e Procesit të Berlinit dhe se ajo është mundësia më e mirë për bashkëpunimin.

    Ky mesazh i Kurtit vjen pas kundërshtimit të vazhdueshëm të Kosovës ndaj iniciativës “Open Balkan” të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

    Se do të flitej për nismën e Procesit të Berlinit e kishte paralajmëruar edhe vetë Scholz para nisjes për në Prishtinë, duke thënë se një nga arsyet e vizitës është edhe mbështetja për Procesin e Berlinit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark