Insajderi
Lajme

Haxhi Avdyli i del në mbrojtje Donika Gërvallës

Insajderi
13 June 2022 - 10:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhi Avdyli i del në mbrojtje Donika Gërvallës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dje ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës nuk e përmendi fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Periskopi.

E në mbrojtje i ka dal bashkapartiaku i saj, Haxhi Avdyli.

Avdyli në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një fjali.

“Ata që e kanë sha t’birin e Adem Jasharit nuk osht seri qe e shajnë edhe t’bijen e Jusuf Gërvallës!”, thuhet në postim.

Por, kujtojmë se komandant i UÇK-së ishte edhe Adem Jashari i cili bashkë me familjen e tij dhanë shumë për lirinë e Kosovës, ndërsa Gërvalla nuk e përmendi as UÇK-në e as Adem Jasharin në postimin e saj.

Postimi i tij i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark