
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, se do të organizojnë një tjetër protestë për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale, i cili nuk i përfshinë kategoritë e dala nga lufta.
Në një postim në Facebook, Klinaku ka bërë thirrje që të ketë dalje masive.
“Që të organizojmë protestë për nesër, është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që të dalim sa më masovikisht, dhe nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona”, ka shkruar ai.
Klinaku, një thirrje ka edhe për deputetët e pozitës dhe opozitës, duke kërkuar nga ta që mos ta miratojnë ‘ligjin diskrimnues ndaj kategorive të luftës’.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar veteranë, invalidë dhe familje të dëshmorëve!
Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.
Nuk mund të organizojmë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që kur ju thërrasim të dilni sa më masovikisht. Nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona.
Thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës!
Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t’i bartni pasojat edhe ju sikur qeveria.
Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës!
Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë.