Besnik Tahiri: Kosova në kolaps ekonomik, Qeveria të veprojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Tahiri: Kosova në kolaps ekonomik, Qeveria të veprojë

    Insajderi
    13 June 2022 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendi ynë po kalon në një kolaps ekonomik, derisa fajësoi Qeverinë për pazotësi për të vepruar në këtë situatë.

    Në deklarimin e tij pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se ka kërkuar që Projektligji për pagën minimale të largohet nga rendi i ditës për seancën e ardhshme.

    “Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kërkova që Ligji për Pagën Minimale të largohet nga rendi i ditës për seancën e ardhshme, për shkak se është diskriminues dhe në esencë e dëmton njërën ndër kategoritë më të rëndësishme të shoqërisë; veteranët e UÇK-së”, u shpreh ai.

    Tutje, Tahiri shtoi se gjendja ekonomike në vend është tejet e rëndë, ndërkaq kërkoi nga Qeveria të marrë masa, qoftë në uljen e akcizës së derivateve apo në uljen e vlerës së tatimeve.

    Sa i përket çështjes së Trustit, Tahiri tha se shpreson që deputetët e pozitës do të reflektojnë dhe ta mbështesin këtë nismë për shkak të gjendjes së rëndë sociale në vend, e shkaktuar si pasojë e rritjes enorme të çmimeve.

    “Kundërshtari kryesor i Albin Kurtit nuk është opozita por qeverisja e tij dhe ministrat pa autoritet vendim-marrje!”, përfundoi Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark