Rama do ta vizitojë Ukrainën bashkë me Abazoviqin dhe Kovaçevskin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama do ta vizitojë Ukrainën bashkë me Abazoviqin dhe Kovaçevskin

    Insajderi
    13 June 2022 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. pritet të vizitojë Ukrainën së bashku me kryeministrat, të Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, me ftesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

    Lajmi u bë publik nga gazeta malazeze “Vijesti”, ku u konfirmua se Rama dhe Kovaçeski kanë pranuar idenë e kryeministrit Abazoviq për të shkuar të tre në Ukrainë, në mënyrë që të “dërgojnë një mesazh më të fortë dhe të përbashkuar nga Ballkani Perëndimor”.

    Mbetet vetëm që tre liderët të bien dakord për datën e vizitës.

    Në një bisedë me Zelenskin, Abazoviç theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim.

    “Ai theksoi se vlerat evropiane të lirisë dhe e drejta për zgjedhjen e dikujt mbrohen sot jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe se Mali i Zi mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark