
Një 20-vjeçare nga provinca e Pesaros në Itali është dhunuar nga një 22-vjeçar shqiptar, pasi ka dalë nga një diskotekë me miqtë.
Shqiptari, i cili punonte si murator, ka tentuar ta marrë me forcë të renë në makinë me ndihmën e personave të tjerë, por kanë qenë miqtë e saj ata që i kanë ardhur në ndihmë, raportojnë mediat italiane, shkruan Insajderi.
Ai dyshohet se ka abuzuar me vajzën që sapo kishte takuar në një klub nate përpara se të arrestohej nga Karabinierët.
Më pas vajza është transportuar në Urgjencën e spitalit Infermi në Rimini , ku mjekët kanë konstatuar gërvishtje në pjesët intime.
E reja që u përpoq në çdo mënyrë për të shpëtuar, arriti të tërheqë vëmendjen e miqve të saj të cilët thirrën menjëherë karabinierë, të cilët arrestuan shqiptarin.
Sapo shpëtoi, 20-vjeçarja u dërgua në spital dhe do të qëndrojë nën kujdesin e mjekeve për 15 ditë.