Shtëpia në lagjet luksoze, tokë, e para në bankë – kjo është pasuria e Presidentes Vjosa Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shtëpia në lagjet luksoze, tokë, e para në bankë – kjo është pasuria e Presidentes Vjosa Osmani

    Insajderi
    14 June 2022 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpi në dy lagjet luksoze Marigona Hill dhe Lagjia e Gjelbër, ka deklaruar në formularin e saj të pasurisë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Ajo ka njoftuar se për të dyja shtëpitë ka ende detyrime financiare, për të parën deklaron se ka 87 mijë e 900 borxh ndërsa për të dytën 10 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përveç shtëpive Osmani ka deklaruar edhe dy parcela toke në emrin e saj, njëra në vlerën 35 mijë euro ndërsa për tjetrën shkruan se “nuk ka vlerë reale në ndërtim të vrazhdë”.

    Ajo ka deklaruar në emër të bashkëshortit edhe dy shtëpi, dhe një banesë me garazhë.

    Qifti residencial sipas asaj që ka deklaruar Osmani, kanë edhe një shumë të konsiderueshme të kursimeve. 42 mijën e 495 euro  të saj, dhe  31 mijë e 123 euro në emër të bashkëshortit, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark