
Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.
Në një postim në Twitter ai ka shkruar se do të jenë të gjithë bashkë në Tiranë dhe Prishtinë.
“Prishtinasit e kosovarët janë edhe tiranas, në gëzime e sfida do të jemi bashkë si shqiptarë të mirë, sot në Tiranë, nesër në Prishtinë, por gjithmonë një – gjithmonë bashkë”, ka shkruar Veliaj.
😍LAJM I MIRË
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 14, 2022
Festivali "Sunny Hill" vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit @DUALIPA dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
S'ka si Tirona jo❤️ pic.twitter.com/4r8M6oWNrF