
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj Kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.
Për urdhërarrestin ndaj tij, zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi thotë se u njoftuan nga mediat.
“Dëshiroj të njoftoj opinionin publik se z. Molliqaj deri më tash nuk ka pranuar asnjë ftesë të rregullt nga kjo gjykatë në përputhje me procedurën përkatëse në fuqi, e rrjedhimisht lëshimi i këtij urdhërarresti duket që është nxjerrë në shpërputhje me kushtet e parapara ligjore”, ka shkruar ajo derisa ka kërkuar dëshmi nga gjykata mbi dërgimin e rregullt të ftesave.
Sipas saj, gjykata dhe organet e policisë e dinë saktë adresën e banimit të Molliqajt, dhe se urdhërarresti është lëshuar pa arsye.
Kuçi njoftoi se agjenda e punës e Molliqajt do të vazhdojë si çdo ditë tjetër.
Reagimi i plotë i Kuçit:
Gjykata Themelore në Prishtinë pa asnjë arsye ka lëshuar urdhërarrest ndaj z. Molliqaj!
Sot jemi njoftuar përmes mediave se ndaj Kryetarit të PSD-së, z. Dardan Molliqaj është lëshuar një urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Dëshiroj të njoftoj opinionin publik se z. Molliqaj deri më tash nuk ka pranuar asnjë ftesë të rregullt nga kjo gjykatë në përputhje me procedurën përkatëse në fuqi, e rrjedhimisht lëshimi i këtij urdhërarresti duket që është nxjerrë në shpërputhje me kushtet e parapara ligjore. Ftojmë gjykatën të publikojë dëshmi mbi dërgimin e rregullt të ftesave. Mungesa e një dëshmie të tillë, dëshmon qartë se të drejtat e z. Molliqaj i janë cenuar nga lëshimi i këtij urdhërarresti.
Gjykata dhe organet e policisë e kanë adresën e saktë të banimit të z. Molliqaj, atë të zyrës së tij të punës dhe të gjitha kontaktet e tij, mirëpo qartazi ata nuk i kanë përdorur ato dhe kanë lëshuar pa asnjë arsye këtë urdhërarrest.
P.S. Njoftojmë opinionin se z. Molliqaj do të vazhdojë agjendën e tij të përditshme të punës si çdo ditë tjetër.
Lexo edhe: