
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 511 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 92 qytetarë.
Prej tyre më së shumti janë konfirmuar në Tiranë- 65. Janë 409 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273.007.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 276.913 raste pozitive, prej tyre 273,007 janë shëruar, 409 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.497 pacientë./tch