Pas raportimeve, Komuna e Fushë Kosovës përmirëson datën e lindjes së drejtoreshës së Shëndetësisë e cila figuronte si 1 vjeçe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas raportimeve, Komuna e Fushë Kosovës përmirëson datën e lindjes së drejtoreshës së Shëndetësisë e cila figuronte si 1 vjeçe

    Insajderi
    16 June 2022 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse në shikim të parë mund të duken veç gabime teknike, në thelb problem është më e thellë. Kush me kë e çka po udhëheq e çfarë shembulli po jep.

    Nuk janë të pakta gabimet që shohim nëpër web faqe të Komunave të Kosovës. Së fundi në sy bie një gabim teknik ose më mirë të themi “logjik” që është bërë në Komunën e Fushë Kosovës.

    Bëhet fjalën për vitin e lindjen së drejtoreshës së Shëndetësisë në Komunën e Fushë Kosovës, Mimoza Kolshi.

    Në web faqen zyrtare deri mbrëmë figuronte se ajo është veç 1 vjeçare. Data e saj e lindjes është shënuar gabimisht 19.02.2021.

    Ky gabim “teknik” është shpërndarë mbrëmë edhe nga portale lokale, vetëm pastaj është përmirësuar gabimi.

    Drejtoresha në realitet qenka 34 vjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark