Përkundër 'disfatës' për këtë vit, Rama premton: Sunny Hill nga viti i ardhshëm veç në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përkundër ‘disfatës’ për këtë vit, Rama premton: Sunny Hill nga viti i ardhshëm veç në Prishtinë

    Insajderi
    16 June 2022 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur konferencë për media lidhur me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë. Rama premtoi se Sunny Hill do të mbahet në Prishtinë nga viti i ardhshëm e tutje, shkruan Insajderi.

    Rama shtoi se ka bërë të pa mundurën që festivali të mbahet në Prishtinë.

    “Ne kemi bërë çdo gjë të mundur që me mbajte festivalin këtu edhe po e them edhe tash e tutje për çfarëdo arsye, këtë vit veç është marrë vendimi të mbahet në Tiranë mirëpo nga viti i ardhshëm e tutje do të jetë në Prishtinë përherë”, u shpreh Rama.

    Sipas Ramës fajtore për mosmbajtjen e Sunny Hillit është Qeveria.

    “Është kryekëput faji i qeverisë së Kosovës që festivali u zhvendos në Tiranë”, u shpreh ai.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark