A do të anulohet protesta e veteranëve e do të zhvillohet takimi me Kurtin? - Flet për Insajderin Klinaku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do të anulohet protesta e veteranëve e do të zhvillohet takimi me Kurtin? – Flet për Insajderin Klinaku

    Insajderi
    16 June 2022 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti nga seanca e Kuvendit të Kosovës konfirmoi se nesër do t’i takojë veteranët e UÇK-së, të cilët po protestojnë në shenjë pakënaqësie që nuk janë përfshirë në rritjen e pagës minimale.

    Kurti bëri me dije se ka anuluar udhëtimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.

    “Ajo çfarë po propozoj unë sot është që ta anulojë pjesëmarrjen në forumin e Prespës nesër dhe unë po i pres në takim bashkë me ministrin e Financave dhe kryetarin e komisionit për buxhet dhe financave udhëheqësit e Veteranëve, po i dëgjoj e t’i diskutojmë të gjitha”, tha Kurti përcjell Insajderi.

    Pas kësaj Gazeta Insajderi ka telefonuar ushtruesin e detyrës së kryetari të OVL-UÇk-së, Faton Klinaku.
    Ai tha se është duke e përcjell seancën dhe se momentalisht nuk e dinë se si do të veprojnë.

    “Prej protestës jam duke e përcjell seancën, jam duke i përcjell zhvillimet. Po nuk mundem me thënë asgjë, se jam duke e përcjell seancën”, tha shkurt Klinaku për Insajderin.

    Ndërkohë protesta e veteranëve është duke vazhduar, ata po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

    Kurti kërkoi vazhdimin e seancës sot derisa nesër të takohet me veteranët protestues. Për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre – gjegjësisht të fillojnë një proces të dialogut.

    “Nesër do t’i takojë veteranët”, u shpreh ai.

    Pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

    Ai kërkoi që të mos mbahet seanca e që takimin me veteranët Kurti të takohet sot.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark