Lirohen Dardan Molliqaj dhe katër aktivistët e PSD’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lirohen Dardan Molliqaj dhe katër aktivistët e PSD’së

    Insajderi
    16 June 2022 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë liruar kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj dhe katër aktivistët e tjerë të kësaj partie, të cilët penguan zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës kur po arrestonin Molliqajn.

    Lirimin e tyre e ka konfirmuar Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se i kanë liruar pas dy orësh.

    “Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor. Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, ka shkruar Krasniqi.

    Molliqaj u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest nga Gjykata, e aktivistët e tjerë u prangosën pasi provuan të pengojnë zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, kur ata po arrestonin kreun e PSD’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark