Më shumë se dy orë brenda - po vazhdon takimi i Kurtit me veteranët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Më shumë se dy orë brenda – po vazhdon takimi i Kurtit me veteranët

    Insajderi
    17 June 2022 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar më shumë se dy orë dhe ende është duke vazhduar takimi mes kryeministrit, Albin Kurti e përfaqësuesve të veteranëve, shkruan Insajderi.

    Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë takuar në objektin e Qeverisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas ftesës që ky i fundit u ka bërë dje.

    Qëllimi i këtij takimi është diskutimi lidhur me pakënaqësitë e tyre për mos përfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale.

    Përveç ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Kliniku ishte edhe Xhavit Jashari e të tjerë.

    Dje, mbi 8 orë veteranët kanë protestuar para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Protesta ka qenë e qetë ndonëse në dy raste ka pasur tentim për të hyrë në Kuvend.

    E krahas protestës jashtë edhe brenda në Kuvendin e Kosovës opozita pengonte mbarëvajtjen e seancës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark