Kryeministria del me sqarim se çka u diskutua me veteranët - askund si përmend kundërshtimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeministria del me sqarim se çka u diskutua me veteranët – askund si përmend kundërshtimet

    Insajderi
    17 June 2022 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Albin Kurti ka pritur sot në kryeministri përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për kërkesat e tyre të shpalosura edhe në protestën e djeshme, e që ka të bëjë me përfshirjen në projektligjin për pagën minimale.

    Në këtë takim që ka përfunduar pa marrëveshje, nga Zyra për Media e Qeverisë tregojnë se Kurti ka kërkuar bashkëpunim me OVL UÇK-në për përmirësimin e mirëqenies së veteranëve dhe ka përmendur edhe çështjen e pastrimit të listave.

    “U bisedua edhe për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë aspekt, si dhe tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Në asnjë moment kjo zyrë nuk ka përmendur kundërshtimin e veteranëve që po i bëjnë projektligjit për pagat që ka kaluar në lexim të parë pa përfshirjen e veteranëve, për çka edhe kanë dal në protesta veteranët.

    Në këtë takim të përbashkët të pranishëm ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këshilltari i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark