Pas veteraneve të UÇK-së, Qeveria do të përballet edhe me një protestë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas veteraneve të UÇK-së, Qeveria do të përballet edhe me një protestë

    Insajderi
    17 June 2022 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas protestës së veteranëve të UÇK-së, Qeveria Kurti të hënën do të ballafaqohet edhe me një protestë tjetër, shkruan Insajderi.

    Të hënën do të protestojnë infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar për COVID-19, për shkak të mosvazhdimit të kontratave.

    Protesta pritet të fillojë në ora 10:00 dhe të zgjasë gjysmë orë, para objektit të qeverisë.

    Përmes një njoftimi ata bëjnë të ditur se protesta do të jetë paqësore.

    “Ne stafi mbështetës COVID-19 në mënyrë paqësore, do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me kontratat”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në komisionin e javës së kaluar u shpreh se do të takohen me akterët, qeverinë dhe Ministrinë e Financave, për të parë saktë se sa lejojnë mundësitë ligjore punësimin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark