Kryeministrja e Serbisë: Në Kosovë s’ka pasur gjenocid - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministrja e Serbisë: Në Kosovë s’ka pasur gjenocid

    Insajderi
    17 June 2022 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në Kosovë s’ka pasur gjenocid ndaj shqiptarëve, në vitin 1999.

    Pas një paneli në Forumin e Prespës në Ohër, e përballur nga gazetarët me shifrat e jetëve të humbura e të të dhunuarve në Kosovë, Bërnabiq ka thënë se “po manipulohet me numra”.

    “Nuk ka pasur gjenocid në ‘Kosovë e Metohi’. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë. Territori i ‘Kosovës dhe Metohisë’ është një prej territoreve post-konflikt me më së paku persona të kthyer”, ka thënë ajo duke shtuar se “janë dëbuar thuajse të gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit”.

    Që nga ardhja në pushtet, kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar në disa raste padi ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë./Euronews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark