Abazoviq tregon se kur përfundon ndërtimi i urës që lidh Ulqinin me Velipojën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq tregon se kur përfundon ndërtimi i urës që lidh Ulqinin me Velipojën

    Insajderi
    18 June 2022 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka dhënë informacione të reja lidhur me urën që pritet të ndërtohet e që do të lidh Ulqinin dhe Velipojën.

    Kjo urë për të cilën janë pajtuar bashkë me Edi Ramën, do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve nga 73 kilometra në vetëm një të vetëm.

    Gjithashtu, gjatësia e urës do të jetë 310 metra. Ajo do të jetë 17 metra e gjerë dhe do të ketë dy korsi trafiku, secila nga 3 metra e 75 centimetër, gjithashtu do të ketë trotuare nga 2 metra në secilën pjesë dhe shteg për biçikleta me gjerësi 1 metër e 25 centimetër.

    Siç ka shkruar Abazoviq, ura pritet të përfundoj në vitin 2024.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark