Momenti i shpërthimit - nga vetura gjuan eksplozivin në biznesin e 58 vjeçarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti i shpërthimit – nga vetura gjuan eksplozivin në biznesin e 58 vjeçarit

    Insajderi
    19 June 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së dielës në Durrës. Eksplozivi është hedhur në drejtim të fasadës së një dyqani që i përket një 58-vjeçarit Shaban Aga.

    Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Aga ndodhej vetëm në shtëpi në çastin e shpërthimit, po shprehet se prej kohësh ndodhet nën presion dhe nuk jeton i qetë në shtëpinë e vet.

    Sipas policisë vendore, autor i dyshuar i ngjarjes është një 31-vjeçar nga Burreli me të cilin familja Aga ka një konflikt të mëparshëm.

    ”Unë nuk e di çfarë konflikti ka ky njeri me djalin. Më ka ardh para 6 muajsh dhe më ka bërë presion te lavazhi. I thashë ik. Të tjerat t’i zbardhë policia”, tha Aga.

    Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin, kur rreth orës 03:11, një makinë hedh nga xhami lëndën plasëse.

    Pak sekonda më vonë lënda shpërthen duke hedhur në erë hyrjen e dyqanit dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Aga ka një djalë në Angli dhe duket se një konflikt i tij atje është transferuar në Durrës ku banojnë prindërit e tij.

    Sipas pronarit të objektit ku shpërtheu eksplozivi, në polici janë bërë nga ana e tij 5 kallëzime dhe ai pret që  të vendoset drejtësi e të jetojë i qetë në shtëpinë e tij, pasi nuk i ka borxh askujt personalisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark