
Vasilika dhe Kristina janë dy motra që kanë ardhur nga Italia për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq”. Shkak i përplasjes është një hapësirë toke 2400 metra katrorë në qytetin e Durrësit, vendin e tyre të origjinës që babai i saj e ka ndarë për 8 fëmijë. Çështja është se asnjëra prej tyre nuk ka dokumente dhe mendojnë se i kanë përjashtuar dy vëllezërit e mëdhenj, tashmë të vdekur, prej tyre.
Por Vasilika është e bindur se Kristina ka marrë shpërblime monetare, ndaj e ka sjellë në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan. Në studio ndodhet gjithashtu edhe bashkëshorti i Vasilikës, Mustafai, i cili ka të drejtën e ndërhyrjes.
Vasilika: Ti duhet të mendosh atë që ne jemi rritur me morra në kokë, more vesh? Dhe kemi fjetur në baltë. Nëna ty të la 2 vjeçe e gjysmë, mua 3 vjeçe. Duhet të bësh jo me hile.
Kristina: Unë e di kush po më shfrytëzon.
Vasilika: Ai burrë m’i ka hapur krahët mua dhe vjehrra ime. Ti je hilacake.
Kristina: Kujt i thua hilacake ti?