
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e përbashkët me Kosovën.
Në fjalimin e tij nuk kanë munguar deklaratat shpotitëse. Përmendi çështje teknike si rënia e shiut e lehja e një qeni, shkruan Insajderi.
Ai tha se ka njerëz që po tentojnë të fusin xixa mes tij dhe Kurtit, ndërkohë që thotë se është kënaqësi kur i ndajnë qëndrimet e ndryshme.
“Faleminderit për ndalimin e shiut se ka pasur herë pas herë reshje 20 minutëshe, ishte një qen aty që lehte përpara së të fillonin himnet mirëpo mas këndimit të himnit edhe qeni nuk lehu më, çka mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin xixa mes nesh dhe kërkojnë patjetër që të fusin çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu nuk ka të tilla, sepse ne jemi shuëm të hapur dhe çështja për të cilat nuk merremi vesh me kënaqësi të madhe ti ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh. Me të falat përkatëse për qenin unë e konsiderojë të hapur këtë mbledhje”, tha Rama përcjell Insajderi.
Ndërkohë, Rama ironizoi edhe me fontin e shkronjave ku u shpreh se “që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë këtu germat janë zvogëluar, besoj për kursim letre, sepse është tanimë fakt i njohur që VV është një forcë shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore”.
Ironinë nuk e kurseu edhe në rastin kur fjalën i dha zëvendësministrit të ministrisë së Arsimit, Dukagjin Popovcit.
“Shefja e protokollit të Albinit është një grua por këtu ka vendosur një burrë para një gruaje kështu që ne e respektojmë protokollin”, tha Rama.
Ndaj këtyre deklaratave të Ramës deri tani nuk pati ndonjë reagim nga Kurti, herë pas here përcjelleshin vetëm me një buzëqeshje.
/GazetaInsajderi