Edi Rama ia përmend Kurtit "zonën e preferuar" teksa flet për Abetaren - për çka e ka fjalën? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Rama ia përmend Kurtit “zonën e preferuar” teksa flet për Abetaren – për çka e ka fjalën?

    Insajderi
    20 June 2022 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Prishtinë është duke u mbajtur mbledhja e dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, ku deri më tani kanë folur të dy kryeministrat, Kurti e Rama.

    Rama gjatë fjalimit të tij njoftoi se ka përfunduar faza e parë e grupit të përbashkët për abetaren e unifikuar.

    Ai tha se kjo abetare do të shpërndahet te të gjithë nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi.

    Kryeministri shqiptar nuk la pa përmendur edhe diasporën, duke thënë që abetarja do të shpërndahet edhe “në zonën që e ka merak vetë Albini, të diasporës”.

    “Është këtu vendi i duhur për ta thënë se ka përfunduar faza e parë e punës së grupit të përbashkët për abetaren e unifikuar dhe kemi fituesin. Puna për fazën e dytë të zbatimit vazhdon dhe jam shumë, shumë i lumtur që do të kemi mundësinë së bashku me Albinin që të dorëzojmë abetaret e unifikuara. Ndërkohë që ne kemi folur edhe me përfaqësuesit e popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kemi folur edhe me kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me autoritetet në Serbi që kjo abetare e unifikuar të shkojë te të gjithë shqiptarët, familjet dhe fëmijët shqiptarë. Plus edhe në zonën tjetër që e ka merak vetë Albini, të diasporës. Aty kemi të sigurt që do të kemi një shpërndarje kudo që na kërkohet”, tha Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark