Të mërkurën diskutohet për Trustin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Të mërkurën diskutohet për Trustin

    Insajderi
    20 June 2022 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave, më 22 dhe 23 qershor dhe një në fillim të javës së ardhshme.

    Të mërkurën do të jetë vazhdim i seancës së ndërprerë më 16 qershor, kurse e së enjtes dhe e së hënës, do të jenë të reja.

    Të mërkurën (22 qershor), pikë e rendit të ditës është edhe draftligji për mundësimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional.

    Të enjten, mbahet seancë e re me një pikë e rendit ë ditës – rishikimi i buxhetit. Të hënën po ashtu do të jetë seancë e re, ku ndër të tjera do të shqyrtohen në lexim të dytë Projektligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe Projektligji për deklarimin e pasurisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark