“I dashur Edi” - me këtë frazë Kurti e mbylli mbledhjen e përbashkët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “I dashur Edi” – me këtë frazë Kurti e mbylli mbledhjen e përbashkët

    Insajderi
    20 June 2022 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar në një atmosferë të mirë mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë me falënderimin e ngrohtë të kryeministrit Albin Kurti për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe ministrat e të dyja qeverive.

    Pika e fundit e mbledhjes kishte të bënte me bashkëfinancimin e projektit albanologjik “Enciklopedia Shqiptare”.

    “Unë e konsideroj personalisht një vepër për t’u krenuar sepse është një vepër e munguar prej shumë kohësh”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Në fund, Kurti e falënderoi Ramën dhe ministrat.

    “I nderuar kryeministër Rama, i dashur Edi, të nderuara ministre dhe ministra, unë ju falënderoj nga zemra dhe ju përgëzoj për punën dhe angazhimin e deritanishëm”, tha ai.

    Pas kësaj mbledhjeje, sipas agjendës, është planifikuar të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare dhe pas kësaj një konferencë e përbashkët për shtyp e Kurtit dhe Ramës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark