
Ndonëse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka takuar ish-luftëtaret e UÇK-së në Hagë. Kryeministri po e sheh më të udhës që të takojë avokatët mbrojtës të tyre.
Kështu u shpreh para gazetarëve Kurti kur u pyet lidhur me Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin e Mustafën, të cilët po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë.
Kurti shtoi se ende ska arrite ta takojë Konjufcën për të diskutuar për gjendjen e ish-krerëve të UÇK që po gjykohen.
“Unë kam vlerësuar që është me udhës ti takojë avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar 1 vit e gjysmë prej që mbahen në paraburgim. Ndërkaq kryetari i Kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur që të takohem me të dhe këtë do ta bëjë aspak më larg se sa sonte”, tha Kurti përcjell Insajderi.