"Për pro-serbizmin tim, jam më shumë se kaq, jam vëllai i Vuçiqit" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Për pro-serbizmin tim, jam më shumë se kaq, jam vëllai i Vuçiqit”

    Insajderi
    20 June 2022 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur lidhur me qëndrimin e raportet e tij me Serbinë.

    Rama ka ironizuar duke thënë se jam më shumë se sa veç pro-serb, jam vëllai i Vuçiqit, shkruan Insajderi.

    Krejt këto kryeministri i tha në formën e ironisë duke dhënë një arsye tjetër pse ai duket i afërt me presidentin e Serbisë, Vuçiq.

    “Për pro-serbizmin tim, jam më shumë se kaq jam vëllai i Vuçiqit, ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që unë jam vëllai i tij por përtej kësaj unë dua të them këtë që këndvështrimi im është se neve nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm, ne na duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha mundësitë që të integrojmë këtë pjesë të Evropës që jo pa arsye është pjesa më e prapambetur historikisht në një nivel ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror”, tha Rama në konferencën e përbashkët me Kurti pas mbledhjes së dy qeverive.

    Rama dha komentin e tij edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

    “Nuk hy në në çështjen e administrimit të dialogut Kosovë-Serbi   kjo është një çështje ekskluzive e këtu në këtë rast e zotërisë që Kosova e ka zgjedhur ashtu si kundër unë nuk besoj se qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton në çfarëdo lloje mënyrë qëllimin përfundimtar. Janë dy rrugë të ndryshme drjet të njëjtit qëllim. Që është njohja dhe paqja“, tha ai përcjell Insajderi.

    Ndërkohë u shpreh se raportet e tij me kryeministrin Albin Kurti janë miqësore e jo siç proklamohet.

    Me Albinin e kemi një marrëdhënie që është e kahershme, që është miqësore dhe që do të jetë e tillë gjithmonë por juve ju duket sis haka por kjo është e vërteta, në të njëjtën kohë jemi njerëz me bindje të forta dhe të shikosh të gjesh njerëz me bindje të forta që dakordohen për gjithçka atyre u u janë dobësuar bindjet ose si kanë pasur ndonjëherë të forta“, deklaroi Rama.

    Rama ‘kërkoi’ që ta lejojnë të jetë vëllai i të dyve i Kurtit e Vuçiqit.

    “Po të jeni kur ne jemi bashkë dhe të shikoni volumin e çështjeve dhe të auto ironisë që na bashkon reciprokisht mbase do të habiteni dhe do të thoni që jo more vëlla, ky s’qenka vëllai i Vuçiqit qenka vëllai i Albinit – kështu që më leni të jem vëllai i dyve se mund të ju duhet në të ardhmen“.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark