Rama i thotë dy fjalë për Vjosa Osmanin pasi pyetet për të - por s'ja përmend emrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama i thotë dy fjalë për Vjosa Osmanin pasi pyetet për të – por s’ja përmend emrin

    Insajderi
    20 June 2022 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sa herë që Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë sot ka folur për Hashim Thaçin tërë kohës i është referuar me termin president.

    Për këtë është pyetur nga njëri prej gazetarëve se përse e bën këtë dhe përse asnjëherë nuk e përmendi presidenten aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani.

    Rama u shpreh se i uron lumturi e shëndet presidentes dhe që kur i referohet Thaçit me presidentin nuk e bën ta nënçmojë Osmanin.

    Së pari mendoj që duhet ta hedhim ne të gjithë së bashku këtë hap drejt shoqërive terminologjive ish-president apo ish-kryeministri, nuk e përdori nëse e shikoni si ju drejtohem presidentëve apo kryeministra në Angli në Francë në Itali do të shikoni se i drejtohen me presidenti Bush, Obama… kështu që kur unë them presidenti Thaçi kjo nuk nënkupton këtë rast që unë nuk e di kush është në këtë rast presidentja e Kosovës”, tha ai në konferencën e përbashkët me Kurtin, përcjell Insajderi.

    Unë i urojë lumturi dhe shëndet dhe nuk kam asnjë arsye që kur i adresohem Hashimit, të nënkuptojë se po nënçmojë apo anashkalojë presidenten aktuale të Kosovës”, deklaroi Rama.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark