Temperaturat arrin deri në 38 gradë në bregdetin shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperaturat arrin deri në 38 gradë në bregdetin shqiptar

    Insajderi
    21 June 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I nxehti i parë i jashtëzakonshëm për këtë verë pritet që në mesin e kësaj jave t’i afrohet vendeve të Ballkanit, por edhe Shqipërisë. Meteorologia Rezarta Xhakollari u shpreh se java do të nisë me temperatura normale.

    “Kjo fillim jave do të nisë me temperatura normale, parashikohen të jenë rreth 29 gradë në veri, nuk do mungojnë reshjet e pakta, ndërsa në bregdet dhe zonën qendrore, temperaturat do të jetë rreth 33 gradë”, u shpreh meteorologia.

    Sipas Xhakollarit, nga e mërkura edhe fundjava do të kulmohen me të nxehtin saharian.

    “Parashikohet zona qendrore, kryeqyteti, zona e Beratit, pro edhe bregdeti ku termometri gjatë të shtunës dhe të dielës do të arrijë vlerat mbi 38 gradë, parashikohet të kapë edhe vlera deri në 40 gradë”, tha Xhakollari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark