​13 raste të reja me COVID - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​13 raste të reja me COVID

    Insajderi
    21 June 2022 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi nga 160 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.304.

    Në total numri i rasteve aktive është 119.

    Në 24 orët janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.197 doza të vaksinës.

    Deri më sot 823.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 103.078 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark