Marrëveshja për Energji - reagon edhe Gjermania: E mbështesim plotësisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Marrëveshja për Energji – reagon edhe Gjermania: E mbështesim plotësisht

    Insajderi
    21 June 2022 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot Kosova dhe Serbia kanë arritur nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë.

    Pas kësaj ka reaguar edhe Gjermania, ku zëdhënësi i Qeverisë së Gjermania, Steffen Hebestreit shteti gjerman mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Urime kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës dhe Miroslav Lajčák! Siç ka nënvizuar kancelari Olaf Scholz gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon: Gjermania mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Hebestreit në Twitter.

    Marrëveshja për Energjinë ishte nënshkruar para gati një dekade, saktësisht në shtator të vitit 2013, e që ishte konfirmuar në gusht të vitit 2015.

    Sipas kushteve, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), do t’i lëshojë licencë Elektroserverit.

    Qytetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit kanë deklaruar se kanë pranuar faturat për energjinë elektrike nga “Elektrokosmet”, që konsiderohej si kompani ilegale.

    Qytetarët në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nuk kanë paguar rrymë për më shumë se dy dekada.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark