​Greqia kërkon të marrë Syrin e Kaltër? Reagon Ministria e Turizmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Greqia kërkon të marrë Syrin e Kaltër? Reagon Ministria e Turizmit

    Insajderi
    21 June 2022 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e Shqipërisë ka reaguar pas lajmeve të fundit se Korfuzi synon të furnizohet me ujë nga burimi i Syrit të Kaltër.

    Ministria bën të ditur se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm.

    “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron:

    Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

    Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut”, mbyllet reagimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit./A2


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark