​Tërmeti i fuqishëm godet Afganistanin - mbi 280 viktima dhe qindra të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Tërmeti i fuqishëm godet Afganistanin – mbi 280 viktima dhe qindra të plagosur

    Insajderi
    22 June 2022 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet i fuqishëm ka goditur Afganistanin lindor mëngjesin e sotëm, duke vrarë të paktën 288 persona.

    Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë dhe me thellësi rreth 51 km.

    Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve të tërmetit me që goditi provincën Paktika. Lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, dhe gjetkë në provincën lindore të Punjabit.

    Agjencia evropiane sizmologjike, EMSC, tha se lëkundjet e tërmetit u ndjenë mbi 500 kilometra nga më shumë se 119 milionë njerëz në të gjithë Afganistanin, në Pakistan dhe Indi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark