Akademia e revolucionit digjital, PBC Academy ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj
për vitin akademik 2022/23.
Për të gjithë juve që pasionin për teknologjinë dëshironi ta shndërroni në profesion, PBCAcademy ju
mundëson kualifikim për zhvillues softueri, mundësi për titull bachelor, punësim, si dhe aksione në
produktin e zhvilluar.
Pse duhet ta zgjidhni PBCAcademy?
Përfitoni dije – Metodologjia “mëso duke punuar” (learning by doing) që aplikohet në PBC Academy bën
që studentët tanë të përfitojnë sa më shumë dije që të jetë e mundur. Kësaj i shtohet edhe përvoja e
ligjëruesve të PBCAcademy, të cilët janë të kualifikuar me tituj deri në PhD në institucionet më
prestigjioze evropiane.
Përfitoni diplomë (edhe Bachelor) që njihet edhe jashtë vendit – Pas një pune dy vjeçare do ta merrni
titullin “Software Developer” dhe do të pajiseni me diplomë profesionale që njihet brenda dhe jashtë
vendit. Me rastin e diplomimit do të merrni edhe 120 ECVET kredi. Falë bashkëpunimit të PBCAcademy
me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, me kryerjen e pesë provimeve shtesë, do të merrni edhe
titullin Bachelor (BSc). Kjo, sepse PBCAcademy është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i
Kualifikimeve dhe ka licensën e punës nga MASHTI.
Përfitoni aksione në produktin e zhvilluar – Produktet reale që do t’i zhvilloni përgjatë studimeve, PBC
Academy kujdeset që të njëjtat, për aq sa arrijnë standardet dhe zgjojnë interes do të plasohen në treg
dhe do të komercializohen. Ju bashkë me kolegët dhe me mentorin e grupit që keni zhvilluar produktin,
do të përfitoni aksione për aq kohë sa të jeni pjesë e grupit dhe kompanisë që do të themelohet për këtë
qëllim.
Por, si mund të bëheni pjesë e saj?
Mjafton të keni të kryer shkollën e mesme dhe të keni pasion për teknologji. Madje testi i maturës nuk
është obligativ për regjistrim.
Aplikimi bëhet online përmes ueb faqes së akademisë.