Note 8 do të jetë më i madh se S8 Plus - Insajderi
×
Teknologji

Note 8 do të jetë më i madh se S8 Plus

Insajderi
30 May 2017 - 08:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Samsung Galaxy Note 8 i cili pritet të dalë së shpejti do të jetë më i madh se S8 Plus, sipas një lajmi të ri.

Pajisja e cila pritet të dalë këtë verë, mendohet të ketë një ekran prej 6.3 inç, teksa S8 Plus e ka 6.2. Analistët e teknologjisë në fakt e quajnë të panevojshme këtë madhësi.

S8 Plus është fantastik për të parë filma dhe spektakle televizive, por shumë njerëz e kanë të vështirë të arrijnë skajet e telefonit, teksa e përdorin me një dorë.

Për çudi, Samsung ka vendosur të rrisë përmasat e ekranit të këtij lloj smarpthone për shkak të dizajnit të ri “bezel-less’ që ka futur me S8 dhe S8 Plus.

Raportimet thonë se Samsung mund të tërhiqet nga linja Note, pas katastrofës së një viti më parë me Note 7.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark