​Disa ditë pa energji elektrike në lagjen e Muhaxherëve, telashe të mëdha banorëve dhe bizneseve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Disa ditë pa energji elektrike në lagjen e Muhaxherëve, telashe të mëdha banorëve dhe bizneseve

    Insajderi
    23 June 2022 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e disa ditë banorët e lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Reduktimet janë që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, gjë që për po shkaktohen telashe të gjithë banorëve por edhe bizneseve që veprojnë në këtë zonë të Prishtinës.

    Në rrugët e kësaj lagje dëgjohet gjithandej zhurma e gjeneratorëve që janë ndezur si pasojë e mungesë së energjisë elektrike. E qytetarët as që janë njoftuar për këto ndërprerje të energjisë elektrike.

    Veli Kajtazi nga shtypshkronja “Lena Grafik”, thotë se tash e disa ditë nuk po arrin të punojnë fare në mungesë të energjisë elektrike.

    Ai thotë se nuk është i informuar për këto reduktime.

    “Ne punojmë me teknologjinë më të re e cila thjesht pa energjinë elektrike nuk funksionon, por edhe rrjeti i internetit nuk funksionon pa energjinë elektrike ka këto 3-4 ditët e fundit që kemi mbetur thuajse pa punuar asgjë në pritje për të rregulluar, a është prishje apo është çështje e ndonjë punë nëpër rrugë por ne nuk jemi të informuar, ndoshta ata nëpër ëeb faqet e tyre kanë treguar se cilat kategori apo rrugë nuk do të kenë, por ne nuk jemi të informuar”, u shpreh ai.

    Mungesa e energjisë elektrike po i shkakton telashe për të ofruar shërbime edhe pronarit të lokalit “Feta Cake”, Rinor Konxheli.

    Ai thotë se këto reduktime po e dëmtojnë mirëqenien e tyre.

    “Telashe po kemi boll kur po vjen puna po na ndalin 12 orë gati çdo ditë, javën e kaluar të hënën kemi pas 12 orë nuk kemi pas rrymë, të premten 12 orë nuk kemi pas rrymë, edhe po ndalen në kohën e pauzës deri në 18:00 pasdite….jemi njoftuar për një ditë për ditët tjera jo, as për sot nuk jemi njoftuar”, u shpreh Konxheli.

    Krahas bizneseve ankesa për ndërprerje të energjisë elektrike shprehën edhe banorët e lagjes së Muhaxherëve.

    Bahrije Tushi thotë se për shkak të energjisë elektrike i janë dëmtuar të gjitha ushqimet që i ka pas në frigorifer.

    “Dje kemi pas tërë ditën prej 10 deri në 18:00 në mbrëmje….normal që na shkakton (telashe) të gjithë frizat e gjërat çka kemi nevojë“, theksoi Tushi.

    E reduktimet energjetike e kanë nervozuar edhe Atdhe Gecin.

    “Kam ardhur te shtypshkronja ‘Grafik’ mirëpo, mungon rryma edhe librat janë ndërprerë pres botimin e libri ditët e ardhshme”, u shpreh ai.

    Lidhur me këto shqetësime ngaKompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), thonë se ndërprerja e energjisë elektrike në këtë pjesë të kryeqytetit ka qenë e planifikuar.

    Margarita Rashiti nga zyra për informim në KEDS, shprehet se në këtë pjesë janë duke i zëvendësuar pajisjet e vjetra me ato të reja me qëllim të furnizimit më stabil të energjisë elektrike.

    “Ndërprerja e energjisë është e planifikuar për shkak të investimeve që jemi duke i bërë në këtë pjesë. Aty jemi duke i zëvendësuar pajisjet e vjetra me ato të reja, për shkak të shndërrimit të linjave nga 10kV në 20 kV. Për punime të tilla nevojitet shkyçje e planifikuar, pasi që pajisjet nuk mund të ndërrohen pa u shkyçur tensioni! Ky është projekt tejet i rëndësishëm për furnizim stabil të energjisë elektrike”, u shpreh ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark