Liberalizimi i vizave është çështja më e diskutuar dhe më e përfolur për vite me radhë në Republikën e Kosovës.
Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave.
Por çfarë mendojnë qytetarët, ata për rubrikën Vox-Pop të Gazetës Insajderi, janë shprehur skeptik sa i përket kësaj çështje.
Njëri ndër ta theksoj që këto janë gjëra të përsëritura dhe ndihen të zhgënjyer por duhet të presin akoma.
“Jemi bë të njejtë tash, Haradinaj e Thaqi na patën uruar vizat disa here”, tha qytetari.
Ndërsa një tjetër ishte edhe më i ashpër duke potencuar se vetëm nese presidenti rus vdesë atëherë ka shpresë.
“Kur ta mbysin Putinin ndoshta na lëshohen vizat”, shprehet ai.