Refugjati afgan që po cilësohet si ‘Pikaso i vogël’ - Insajderi
×
Kulturë

Refugjati afgan që po cilësohet si ‘Pikaso i vogël’

Insajderi
30 May 2017 - 15:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Kur vizatoj ndjehem mirë. Nuk mendoj për asgjë tjetër”. Kështu e nisë rrëfimin Fahradi. Ai është 10 vjeç dhe vjen nga Afganistani. Ai jeton në një qendër refugjatësh në Serbi.

“Vetëm të pikturoj është diçka shumë e lehtë për mua dhe që mund ta bëj:, vazhdon rrëfimin ai.

Mediet në Serbi e kanë emërtuar si “Pikaso i vogël”.

“Këtu është Afganistani dhe këtu një shtet tjetër. Këto janë gjëra të ndryshme në mes njerëzve tjerë dhe njerëzve në Afganistan”, shpjegon ai një pikturë të tij në të cilën e ka paraqitur një femër gjysmë të mbuluar në fytyrë.

Ai ka bërë një portret të kancelares Angela Merkel.

“Ajo është zonja që e hap kufirin për refugjatët që të vijnë në Evropë”, e përshkruan ai kancelarin gjermane.

Familja e Farhad thotë se kanë ikur nga militantët talibanë. Ata kanë qenë këtu për gjashtë muaj, por duan të shkojnë në Evropën Perëndimore, shkruan REL.

Ëndrra e Fahrad është të studiojë artin.

“Dëshiroj të shkoj diku ku mund të mësojë të pikturoj më mirë. Kështu mund të përdor talentin tim”, ka përfunduar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark