Vodafone organizatë mafioze, braktiset masivisht nga klientët pas vjedhjes me kontratat dhe ofertat mashtruese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vodafone organizatë mafioze, braktiset masivisht nga klientët pas vjedhjes me kontratat dhe ofertat mashtruese

    Insajderi
    26 June 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e telefonisë së lëvizshme Vodafone Albania është shndërruar në organizatën zhvatëse, mafioze dhe kriminale më famëkeqe, të strukturuar dhe me pasoja të rënda në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

    Vodafone sot është kompania lider për vjedhje, arrogancë, tallje dhe poshtërim të klientëve.

    Dhjetëra denoncime janë referuar vetëm në redaksinë tonë për grabitjen e paskrupullt që mafia Vodafone u bën klientëve, përmes mashtrimit me internetin dhe minutat telefonike.

    Kushdo që vijon ende të mbajë një numër Vodafon, është mashtruar të paktën më shumë se sa një herë nga anëtarët e grupit kriminal të Vodafone.

    Nën hundën e SPAK, policisë, prokurorisë, AKEP, SHISH dhe Autoritetit të Konkurrencës, Vodafone fut çdo ditë duart në xhepin e shqiptarëve, duke i vjedhur me paketat dhe ofertat mashtruese.

    Punonjësit e Vodafone po përdoren nga kupola e kompanisë për vjedhjen përmes mashtrimit të qindra mijërave qytetarëve shqiptarë.

    Mijëra klientë kanë braktisur dhe po braktisin çdo ditë Vodafone për shkak të vjedhjen, pavarësisht marifeteve pengmarrëse të kompanisë, e cila ndryshon kushtet për të penguar kalimin e klientëve tek operatorët e tjerë, me të njëjtin numër telefoni.

    Si vjedh Vodafone

    Paguan tarifën për 22 GB internet në muaj, ndërkohë që në praktikë e bëjnë 8 GB internet, i cili konsumohet që javën e parë të muajit. Është njëlloji sikur paguan për 22 litra naftë, por të hedhin 8 litra. Vjedhja është sa e pakrupullt aq edhe kriminale.

    Një tjetër skemë banale vjedhje është zvogëlimi i muajve nga 30 dhe 31 ditë në 28 ditë, ndërkohë që vetëm muaji shkurt ka 28 ditë. Vodafone i ka bërë të gjithë muajt si muajn shkurt, duke e konsideruar ofertën e përfunduar në ditën e 28 dhe jo në fund të muajit.

    Një tjetër vjedhje konsiston në fshirjen e GB internet brenda disa minutash, me qëllim për ta detyruar klientin që të blejë një paketë tjetër. Sapo e blen paketën, të vjen SMS nga Vodafone se ju keni harxhuar 80 % të internetit. Pas disa minutash të vjen një SMS tjetër se ju keni harxhuar 100 % të internetit.

    Vjedhja më e rëndë ka të bëjë me çaktivizimin e numrit pa paralajmërim, me qëllim për të detyruar klientin ta rimbushë, duke shpenzuar para. Për aktivizimin e numrit klienti duhet të paguajë tarifa arbitrare.

    Pas çaktivizimit kriminal, abonentët dafouan të paguanin një tarifë për të pasur numrin aktiv, por kompania Vodafone u vidhte paratë e abonentëve, pa asnjë njoftim, nëse ata nuk i përdornin paratë e hedhura në llogari brenda një muaji./Prapaskena.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark