Plazhet publike në Vlorë të ndotur, pushuesit: Nuk ka investime, deti është i mbushur me mbeturina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plazhet publike në Vlorë të ndotur, pushuesit: Nuk ka investime, deti është i mbushur me mbeturina

    Insajderi
    26 June 2022 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa zonat më të mira i ka zaptuar privati, për qytetarët e Bashkësisë së Vlorës ka përcaktuar pa pagesë plazhet ku pranë tyre derdhen ujërat e zeza.

    Plazhi i vjetër i qytetit edhe këtë vit është i ndotur.

    “Falënderojmë Bashkinë Vlorë që na e ka lënë plazhin 10 metra larg nga derdhja e ujërave të zeza. Se na bën mirë, meqë është doktor dhe ai (kryetari) dhe e di”, thotë një pushues.

    Aty, përmes këtyre kanaleve përfundojnë ujërat e zeza. Megjithatë pushues ka. Frekuentohet zakonisht nga ata që nuk e kanë mundësinë të paguajnë në plazhet private.

    “Këtu ishte si vaj i verdhë i gjithë bregu i detit. Në det nuk hyn dot duhet ta largosh me duar. Problem që duhet të hiqet një orë e më parë. Dhe e dyta, duhet të vendosen koshat e plehrave”, thotë një pushues tjetër.

    Ambienti është përtokë. Është gjynah të përfaqësohet tek turistët, në këtë gjendje, Vlora kaq e bukur. Është skandaloze”, shtojnë pushuesit.

    Ata i frikësohen marrjes së infeksioneve ndaj preferojnë të qëndrojnë vetëm në rërë duke marrë reze.

    “Shumë e rrezikshme, por jemi pleqëri dhe themi të futim këmbët pak në rërë. Të gjithë ujërat janë të infektuar”, theksojnë ata.

    Zgjidhja e problemit dhe rehabilitimi i zonës është premtuar ndër vite nga drejtuesit e Bashkisë por situata çdo verë mbetet e njëjtë.

    “Kanë 10 vite që thonë do ti heqim dhe nuk i heqin dot”, përfundon një pushuese, raporton Oranews.

    Përveç plazhit të vjetër i ndotur nga ujërat e zeza po ashtu është edhe vija bregdetare pranë ish akademisë së Marinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark