
Afër 400 mijë euro në vit u vidhën shqiptarëve në “Rrugën e Kombit”. Para hyrjës në Tunelin e Kalimashit çdo automjet që kalon në atë rrugë duhet të paguajë 5 euro taksë tek sportelet e vendosura. Por 50 cent më shumë i paguajnë shqiptarët që paguajnë me lekë, kryesisht ata që udhëtojnë nga Shqipëria për në Kosovë.
Kryeredaktori i ABC News Albania, Emirjon Senja, përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kompaninë “Albanian Highway Concession” në pronsi të Pëllumb Salillari dhe kompanisë “Kastrati Group” në pronësi të Shefqet Kastrati se po abuzojnë me qytetarët që paguajnë në lekë.
“Kompania koncensionare per mirembajtjen e Rruges se Kombit u vjedh shqiptareve deri ne 460 milion leke ne vit VETEM prej kursit te kembimit. Pavaresisht si shkon kursi i kembimit te lekut me euron, kompania Albanian Highëay Concession ne pronesi te Salillari shpk dhe Kastrati Group mban nje kurs fiks per ata qe duan ta paguajne ne lek tarifen te trau. Nese shkon me euro do te paguash 5 euro, por nese shkon me leke tarifa eshte fiks 660 leke (!) me nje kurs kembimi 132 leke per 1 euro”, ka shkruar Senja.
Senja tha se kjo difernencë në këmbim është çmenduri. Ai thotë se ky është sundim i oligarkëve
“Nga kjo diference e cmendur ne kursin e kembimit, perdoruesve te kesaj rruge qe nisen nga Shqiperia per ne Kosove u merren abuzivisht 126 000 leke ne dite ose deri 45 990 000 leke (te reja) ne vit ne varesi te kursit te kembimit. Na kane kthyer ne pagues tarifash, faturash, gjobash e kredish te bindur pa asnje te drejte. Nese ky nuk eshte sundim oligarkesh çfare eshte tjeter?”, shkroi ai.