Shkon të pijë birrë në Durrës, kosovari nuk i’u beson syve, tmerrohet nga fatura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon të pijë birrë në Durrës, kosovari nuk i’u beson syve, tmerrohet nga fatura

    Insajderi
    02 July 2022 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shqiptar i Kosovës kishte shkuar për pushime në Durrës së bashku me disa miq ditën e sotme. Ata u ulën në një lokal në plazhin e Durrësit dhe porositën tre birra. Por kur u erdhi fatura ata mbetën të habitur pasi një kriko birrë ishte faturuar 8 mijë lekë të vjetra. Për tre kriko ata kanë paguar 24 mijë lekë të vjetra. Qytetarët kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania dhe kanë shprehur se këto çmime nuk janë normale.

    Gjithmonë e më tepër qytetarët denoncojnë abuzimet me çmimet që ndodhin në zonat turistike por duket se askush nga autoritetet nuk bën diçka për të penguar abuzimin dhe për të rikthyer turistët të cilët kohët e fundit preferojnë më mirë të pushojnë jashtë sesa në Shqipëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark